Një mijë e 700 persona kanë vdekur vetëm në një spital në Libi

Bota

Një mijë e 700 persona kanë vdekur vetëm në një spital në Libi

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 22:35
Wahda në Derna

Drejtori i spitalit Wahda në Derna të Libisë ka thënë se vetëm në një spital janë numëruar 1,700 vdekje.

Mohamad al-Qabisi, i cili drejton spitalin në një nga zonat më të prekura nga përmbytjet, thotë se ata kanë numëruar trupat “të shtrirë në korridore”.

“Ka disa që nuk janë identifikuar”, shton ai dhe po ashtu thotë “filluam t’i fotografojmë dhe t’u caktojmë numra”.

Numri i të vdekurve pritet të rritet ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë, por Al-Qabisi është i shqetësuar se stafi i tij mund të jetë i kufizuar në aftësinë e tyre për të vazhduar të ndihmojë, për shkak të mungesës së burimeve dhe kushteve.

“Gjërat janë shumë keq, spitali është i rrënuar”, shton ai, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat