Numri i viktimave shkon në mbi 11 mijë në Libi

Bota

Numri i viktimave shkon në mbi 11 mijë në Libi

Më: 14 shtator 2023 Në ora: 21:20
Libi

Numri i viktimave ka shkuar në mbi 11 mijë në Libi pasi përmbytjet shkatërruan qytetet bregdetare.

Numri i të vdekurve nga përmbytjet në qytetin lindor të Libisë, Derna, është rritur në mbi 11,300 ndërsa po vazhdojnë përpjekjet për kërkimit e shpëtim.

Marie el-Drese, sekretare e përgjithshme e grupit të ndihmës Gjysmëhënës së Kuqe Libiane tha se 10,100 të tjerë janë raportuar të zhdukur në qytetin bregdetar.

Stuhia Daniel shkaktoi përmbytje vdekjeprurëse në shumë qytete lindore, por më e goditura ishte Derna, raporton metro.co.uk.

Ndërsa stuhia goditi bregdetin të dielën mbrëma, banorët e Derna thanë se dëgjuan shpërthime të forta kur digat jashtë qytetit u shembën.

Ndryshe, autoritetet libiane kanë nisur hetimet nëse dështimet njerëzore ishin fajtore për mijëra vdekje në fatkeqësinë më të madhe natyrore në historinë moderne të vendit, teksa të mbijetuarit kërkonin të dashurit e përmbytur nga përmbytjet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat