Mbërrijnë furnizimet mjekësore në Libinë e shkatërruar nga përmbytjet

Bota

Mbërrijnë furnizimet mjekësore në Libinë e shkatërruar nga përmbytjet

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 19:16
Libi

Ndihma në formën e gati 30 tonë furnizimeve shëndetësore mbërriti të shtunën në qytetin port libian Derna të shkatërruar nga përmbytjet, ndërsa zyrtarët kërkuan ndalimin e praktikës së varrosjes së viktimave në varre masive.

Rreth 29 tonë furnizime shëndetësore mbërritën në Bengazi të Libisë, nga qendra logjistike e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Dubai, të mjaftueshme për pothuajse 250 mijë njerëz, njoftoi agjencia, raporton Upi.

Dërgesa pasqyron “një reagim të intensifikuar emergjent” ndaj përmbytjeve në Libinë lindore si pasojë e stuhisë Daniel, tha OBSh. Furnizimet përfshijnë ilaçe esenciale, pajisje kirurgjikale për trauma dhe furnizime për operime urgjente dhe pajisje mjekësore.

Gjithashtu përfshihen çanta trupore për “lëvizjen dhe varrimin e sigurt dhe dinjitoz të të ndjerit”.

OBSh dhe Shoqatat e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe të premten u kërkuan zyrtarëve libianë të ndalojnë praktikën e vendosjes së viktimave të përmbytjeve në varreza masive, duke e quajtur atë “të dëmshme për popullatën” dhe duke vënë në dukje se trupat e vdekur në përgjithësi nuk paraqesin rrezik për shëndetin.

Rreth 4,000 njerëz të vdekur nga përmbytjet janë identifikuar deri më tani, tha OBSh. Gjysmëhëna e Kuqe Libiane raportoi të premten se të paktën 11,300 njerëz kanë vdekur dhe 10,100 të tjerë të raportuar si ende të zhdukur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat