Deputeti rus e pranon: Ushtarët tanë u tërhoqën deri në 10 kilometra në disa pjesë të vijës së frontit

Bota

Deputeti rus e pranon: Ushtarët tanë u tërhoqën deri në 10 kilometra në disa pjesë të vijës së frontit

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 10:41
Andrey Gurulyov,

Përfaqësuesi parlamentar rus dhe ish-komandanti Andrey Gurulyov, beson se kultura e gënjeshtrës brenda ushtrisë ruse po e pengon fitoren e saj në Ukrainë.

Ai është i bindur se raportet e rreme brenda ushtrisë çuan në “vendime të këqija në shumë nivele” të komandës, raporton Sky News.

Ai u ankua se trupat ruse u detyruan të tërhiqeshin deri në 10 kilometra në disa zona, dhe se forcat ukrainase përfituan nga pozicionet mbrojtëse ruse “të pajisura mirë”.

Ish-zëvendës komandanti i qarkut ushtarak jugor, gjithashtu deklaroi se ushtria ukrainase është bërë më kompetente në çminim.

Pretendon se mbrojtja ajrore e Ukrainës, në mënyrë efektive pengon helikopterët rusë të përdorin raketa antitank.

Ai shprehu shqetësimin për dronët ukrainas, duke theksuar “se po i përdorin me mençuri, këto sulme i shihni jo vetëm në front, por edhe thellë në territorin tonë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat