Në lindje të Libisë, 11,300 njerëz vdiqën dhe mijëra u zhdukën në valën e përmbytjeve

Bota

Në lindje të Libisë, 11,300 njerëz vdiqën dhe mijëra u zhdukën në valën e përmbytjeve

Më: 17 shtator 2023 Në ora: 15:14
Libi

Shtatë ditë pasi një valë përmbytjesh përfshiu qytetin bregdetar libian Derna, ku humbën jetën mijëra njerëz, fokusi u kthye në kujdesin për të mbijetuarit e fatkeqësisë.

Vlerësimet e numrit të jetëve të humbura ndryshojnë shumë. Të dhënat e fundit zyrtare, sipas Ministrisë së Shëndetësisë me seli në lindje, janë se kanë vdekur 3166 persona.

Sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara (OKB) të publikuar sot, numri i viktimave vetëm në Derna është rritur në 11.300.

Duke cituar Gjysmëhënën e Kuqe libiane, Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare shtoi se 10,100 persona ende janë të zhdukur në qytetin e shkatërruar.

“Këto shifra pritet të rriten në ditët dhe javët në vijim, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit punojnë pa u lodhur për të gjetur të mbijetuarit”, thuhet në raportin e OCHA.

Të paktën 40,000 njerëz janë zhvendosur në të gjithë pjesën verilindore të Libisë, sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, e cila paralajmëroi se numri real ka të ngjarë të jetë më i lartë duke pasur parasysh vështirësinë për të hyrë në zonat më të goditura.

Dy diga në rrjedhën e sipërme të Dernës u prishën shtatë ditë më parë nën presionin e shirave të stuhishëm të shkaktuar nga stuhia Daniel.

Digat u ndërtuan për të mbrojtur qytetin port me 100,000 banorë, pasi u godit nga përmbytjet e mëdha në mesin e shekullit të 20-të.

Ka shumë ndërtime në brigjet e shtratit të lumit të tharë që përshkon qendrën e qytetit dhe shiu i rrëmbyeshëm i javës së kaluar rrëmbeu gjithçka përpara tij teksa u vërsul drejt detit Mesdhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat