Sanksionet e Perëndimit, Putin: Ekonomia ruse i ka rezistuar presionit të paprecedentë dhe sulmeve të vendeve armiqësore

Bota

Sanksionet e Perëndimit, Putin: Ekonomia ruse i ka rezistuar presionit të paprecedentë dhe sulmeve të vendeve armiqësore

Më: 18 shtator 2023 Në ora: 18:19
Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin theksoi të hënën se ekonomia e Rusisë i ka rezistuar presionit të jashtëm të paprecedentë nga Perëndimi. Lideri rus e përshkroi situatën ekonomike në vend si të qëndrueshme dhe të ekuilibruar ndërsa vlerësoi qëndrueshmërinë e saj.

“Në përgjithësi, mund të themi se faza e rimëkëmbjes së ekonomisë ruse ka përfunduar. Ne i kemi përballuar presionit të jashtëm absolutisht të paprecedentë, sulmeve të sanksioneve të disa elitave qeverisëse në të ashtuquajturin bllokun perëndimor, disa elitave qeverisëse në vende individuale që ne i quajmë jomiqësore.”, u shpreh Putin.

Putin zbuloi më tej se të ardhurat buxhetore të naftës dhe gazit në Korrik-Gusht pothuajse u rikuperuan në nivelet e vitit të kaluar dhe vazhduan të rriteshin në mënyrë aktive.

Kohët e fundit, Putin denoncoi fushatën e sanksioneve të Perëndimit në një samit ekonomik të mbajtur në Afrikën e Jugut. Perëndimi ka vendosur sanksione të rënda ndaj Moskës, duke synuar oligarkët, duke vendosur një kufi çmimi për naftën, duke ndaluar importet e naftës dhe arit rus, duke synuar pajisjet ushtarake dhe kufizuar eksportet e teknologjisë kryesore që ‘ushqejnë’ makinën e konsumit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat