Defekt në motorr, veliera me flamurin ukrainas jep alarmin SOS afër grykëderdhjes së Semanit

Bota

Defekt në motorr, veliera me flamurin ukrainas jep alarmin SOS afër grykëderdhjes së Semanit

Më: 19 shtator 2023 Në ora: 18:42
Foto ilustrim

Një velierë me emrin ‘Monreve’ me flamur ukrainas ka dhënë alarmin SOS pasi kishte pësuar një avari në motorra dhe po rrezikohej jeta e personave në bord.

Mjeti ndodhej afër grykëderdhjes së Semanit.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se falë ndërhyrjes në kohë te efektivit të anijes P-112 mjeti arriti të shpëtohet dhe vijojë rimorkimi drejt portit të Vlorës.

Operacioni SAR u finalizua me sukses nga anija e Rojes Bregdetare, teksa personat e shpëtuar ndodhen në gjendje të mirë shendetesore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat