Presidenti Zelenskyi falenderon Kanadanë për ndihmën ndaj Ukrainës

Bota

Presidenti Zelenskyi falenderon Kanadanë për ndihmën ndaj Ukrainës

Më: 23 shtator 2023 Në ora: 14:46
Volodymyr Zelensky

Në fjalimin e tij në Parlamentin e Kanadasë, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyi shprehu mirënjohje ndaj Kanadasë për mbështetjen ndaj vendit të tij, ndërsa Ukraina përballet me agresionin rus që prej shkurtit të vitit 2022.

“Mbështetja e Kanadasë për Ukrainën me armatime dhe pajisje ka bërë të mundur shpëtimin e mijëra njerëzve”, tha ai, duke shtuar se “sanksionet e vëna ndaj Rusisë nga Kanadaja kanë inkurajuar dhe vende të tjera në botë që të ndjekin të njëjtin kurs”.

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau premtoi një ndihmë shtesë prej 482 milionë dollarësh për Ukrainën. Ai tha se paketa do të përfshijë rreth 50 automjete të blinduara dhe trajnime për pilotët ukrainas.

Deri më tani, Kanadaja ka ofruar mbështetje në vlerën e 5.9 miliardë dollarëve në ndihma ushtarake dhe të tjera.

Zoti Trudeau premtoi se Kanadaja do të vazhdojë të qëndrojë "me forcë dhe pa mëdyshje" në krah të Kievit.

Dy udhëheqësit kishin planifikuar gjithashtu nënshkrimin e një marrëveshjeje për të forcuar lidhjet ekonomike midis vendeve të tyre.

Kanadaja është vendi i dytë në botë, ku gjendet numri më i madh i diasporës ukrainase. Rreth 1.4 milionë persona me origjinë ukrainase jetojnë atje./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat