Armenia kërkon nga BE-ja të vendosin sanksione kundër Azerbajxhanit

Bota

Armenia kërkon nga BE-ja të vendosin sanksione kundër Azerbajxhanit

Më: 2 tetor 2023 Në ora: 23:43
Foto ilustrim

Autobusi i fundit që transportonte armenë etnikë nga rajoni i Nagorno-Karabakut në Azerbajxhan u nis të hënën, tha Gegham Stepanyan, ombudsmeni i të drejtave të njeriut në rajon.

Forcat e Azerbajxhanit morën kontrollin e Nagorno-Karabakut nga separatistët, kryesisht armenët etnikë, duke shkaktuar një largim me masë prej më shumë se 100 mijë njerëzve në më pak se një javë.

Sipas qeverisë armene, 100.514 nga rreth 120 mijë banorë të rajonit kaluan në Armeni deri të hënën.

Armenia dëshiron që Bashkimi Evropian të sanksionojë Azerbajxhanin për operacionin e tij ushtarak, tha të hënën i dërguari i vendit në Bruksel.

Tigran Balayan tha se sanksionet mund të përfshijnë një kufi çmimi për naftën dhe gazin e Azerbajxhanit dhe pezullimin e bisedimeve të BE mbi marrëdhëniet më të ngushta me Bakun. Ai i ka kërkuar gjithashtu Perëndimit që t’i japë Armenisë ndihmë “të guximshme” të sigurisë, raporton Deutche Welle në gjuhën angelze.

Armenia raportoi se një sulm nga Azerbajxhani vrau një ushtar në një rajon kufitar, duke theksuar paqëndrueshmërinë e vazhdueshme.

Armenia ka akuzuar Azerbajxhanin për kryerjen e një fushate “spastrimi etnik”, një akuzë e mohuar nga Baku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat