Parlamenti rus do të votojë për çratifikimin e traktatit të ndalimit të testeve bërthamore

Bota

Parlamenti rus do të votojë për çratifikimin e traktatit të ndalimit të testeve bërthamore

Më: 12 tetor 2023 Në ora: 13:22
Foto ilustrim

Dhoma e Ulët e Parlamentit të Rusisë, Duma e Shtetit, do të votojë javën e ardhshme për tërheqjen e ratifikimit të Moskës nga traktati global që ndalon testet bërthamore, thanë ligjvënësit të enjten.

Duma tha se do të zhvillonte një lexim të parë mbi projektligjin më 17 tetor.

Leonid Slutsky, kreu i komitetit parlamentar të çështjeve ndërkombëtare, tha se priste që miratimi i saj të përfundonte dy ditë më vonë.

Të 450 anëtarët e Dumës do të sponsorizojnë mocionin, tha Slutsky.

Presidenti rus, Vladimir Putin tha javën e kaluar se Duma duhet të shikojë tërheqjen e ratifikimit e Rusisë nga traktati në mënyrë që të “pasqyrojë” pozicionin e Shteteve të Bashkuara, të cilat e kanë nënshkruar, por kurrë nuk e kanë ratifikuar paktin, raporton “The Independent”.

Putini tha se nuk ishte gati të thoshte nëse Rusia duhet të rifillojë vërtet testet që përfshijnë shpërthime bërthamore për herë të parë që nga viti 1990.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat