Putin thotë se Ukraina dërgon armë në Lindjen e Mesme

Bota

Putin thotë se Ukraina dërgon armë në Lindjen e Mesme

Nga: M.H. Më: 16 tetor 2023 Në ora: 06:38
Vladimir Putin

Vladimir Putin ka pretenduar se zyrtarët e korruptuar ukrainas kanë eksportuar armë dhe se Rusia ka prova që disa janë transportuar në Lindjen e Mesme.

Ai i bëri komentet gjatë fjalimit në samitin e Komonuelthit të Shteteve të Pavarura në Bishkek, Kirgistan.

Madje, Putin tha se nuk do të habitej nëse ukrainasit do t'i shisnin armë Rusisë, pasi ata "shesin çdo gjë", aq i lartë është korrupsioni në vend, shkruan Sky news, përcjell “Bota sot”.

Ai tha se Rusia kishte "të dhëna" për shitjet e armëve nga Ukraina përmes tregut të zi në Lindjen e Mesme, nga të cilat ka një "fluks të tërë".

Ai shtoi se bllokada e Gazës nga Izraeli ishte e papranueshme, përpara se ta krahasonte atë me rrethimin nazist të Leningradit të Luftës së Dytë Botërore.

Presidenti rus tha gjithashtu se ishte "marrëzi" që analistët perëndimorë e lidhën Rusinë me dëmtimin e një tubacioni dhe një kabllo të dhënash në Gjirin e Finlandës në fillim të këtij muaji.

Ata u dëmtuan për shkak të "aktivitetit të jashtëm" sipas zyrtarëve finlandezë.

Ai tha se "nuk kishte dëgjuar kurrë më parë për atë tubacion" dhe se sugjerimet po përdoreshin për të shkëputur vëmendjen nga sulmi i Perëndimit ndaj gazsjellësit Nord stream.

Analistët perëndimorë kanë sugjeruar gjithashtu se Putin kishte diçka të bënte me dëmtimin e gazsjellësit Nord stream vitin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat