Koreja e Veriut dërgoi ‘më shumë se një milion predha artilerie’ në Rusi

Bota

Koreja e Veriut dërgoi ‘më shumë se një milion predha artilerie’ në Rusi

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 16:12
Foto nga takimi

Koreja e Veriut ka dërguar më shumë se një milion predha artilerie në Rusi që nga muaji gusht, sipas zyrtarëve të agjencisë kryesore të spiunazhit të Koresë së Jugut.

Politikani Yoo Sang-bum tha se Shërbimi Informativ Kombëtar i Koresë së Jugut (NIS) beson se për gati dy muaj, shteti komunist ka transportuar artileri nëpërmjet anijeve dhe mjeteve të tjera, të shoqëruar nga një ekspert i armëve të Koresë së Veriut.

Fabrikat koreane kanë punuar me kapacitet të plotë për të përmbushur kërkesat ruse dhe ka mobilizuar banorët për të rritur prodhimin, tha Yoo.

Zyrtarët e NIS nuk iu përgjigjën menjëherë kërkesës për të konfirmuar rrëfimin e Yoo për takimin, raporton skynews.

Si Pheniani ashtu edhe Moska kanë mohuar se Koreja e Veriut ka transferuar armë në Rusi, duke rritur njëkohësisht dukshmërinë e partneritetit të tyre.

Kujtojmë vizitën e rrallë të Kim Jong-un për të takuar presidentin rus, Vladimir Putinin në muajin shtator, e cila shkaktoi frikën se Rusia mund të merrte armë në këmbim të teknologjisë që do të forconte programin e armëve bërthamore dhe raketave të Kimit.

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia lëshuan një deklaratë të përbashkët të enjten duke dënuar atë që ata e përshkruan si furnizimin e municioneve dhe pajisjeve ushtarake nga Koreja e Veriut për Rusinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat