​Ka 62 vjet që nuk ka pasur kurrë më pak prodhim të verës në botë, ja pse

Bota

​Ka 62 vjet që nuk ka pasur kurrë më pak prodhim të verës në botë, ja pse

Më: 9 nëntor 2023 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Prodhimi global i verës ra këtë vit në nivelin e tij më të ulët që nga viti 1961 pasi vreshtat u goditën nga moti ekstrem, njoftoi Organizata Ndërkombëtare e Hardhisë dhe Verës (OIV).

Prodhimi arriti në 244.1 milionë hektolitra, që është shtatë për qind më pak se në vitin 2022, tha organi ndërqeveritar duke paraqitur vlerësimet e para.

“Edhe një herë, kushtet ekstreme klimatike, si ngrica e hershme, shiu i dendur dhe thatësira, ndikuan ndjeshëm në prodhimin e vreshtave në botë”, thotë organizata që ofron të dhëna për vendet që prodhojnë dhe konsumojnë rrush dhe verë.

Një numër i prodhuesve të mëdhenj në hemisferën jugore patën një rënie të konsiderueshme të prodhimit. Australia, Argjentina, Kili, Afrika e Jugut dhe Brazili shënuan rënie të prodhimit nga dhjetë deri në 30 për qind.

Italia humbi titullin e prodhuesit më të madh në botë pasi prodhimi i saj ra me 12 për qind, duke i lejuar Francës të rimarrë vendin e parë pasi prodhimi i saj mbeti i qëndrueshëm.

Spanja ruajti pozicionin e saj si prodhuesi i tretë më i madh i verës në botë, megjithëse prodhimi i saj ra me 14 dhe 19 për qind krahasuar me mesataren pesëvjeçare. Optimizmi, nëse ka, për industrinë është se e gjithë kjo mund të ndihmojë në zbutjen e çekuilibrit të tregut, domethënë të thyejë dominimin e qartë të prodhuesve më të mëdhenj.

"Edhe pse OIV flet për ngjarje ekstreme të motit që ndikojnë në prodhim, kjo ende nuk është vërtetuar me ndryshimet klimatike," tha Inaki Garcia de Cortazar-Atauri nga Instituti kombëtar i kërkimeve bujqësore në Francë INRAE, raporton Guardian.

Nga ana tjetër, ekspertët e ndikimit të klimës në bujqësi pohojnë se dëmi në Itali u shkaktua nga fakti se toka e kultivuar nuk thithte dot ujin si tokën natyrale.

Gjithashtu u theksua se ngjarjet ekstreme të motit po bëhen më të shpeshta me valë të të nxehtit apo periudha me shi që prekin rajone të caktuara dhe shtojnë problemet ekzistuese si myku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat