​Familjet e viktimave të sulmit të Hamasit ngritin padi në Hagë

Bota

​Familjet e viktimave të sulmit të Hamasit ngritin padi në Hagë

Më: 17 nëntor 2023 Në ora: 20:19
Ilustrim

Përfaqësuesit e familjeve të atyre që u vranë dhe u rrëmbyen në sulmet e ekstremistëve palestinezë nga Hamasi dhe organizata të tjera nga Rripi i Gazës në jug të Izraelit më 7 tetor paraqitën një padi në Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) në Hagë për krime kundër njerëzimit.

Padia përfshin prova të asaj që ndodhi atë ditë, tha për mediat izraelite Eyal Waldman, vajza e të cilit u vra së bashku me të dashurin e saj. Duke thyer gardhin kufitar, ekstremistët palestinezë vranë më shumë se 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe morën rreth 240 pengje.

Waldman theksoi se përfaqësuesit e familjeve gjithashtu i kërkuan gjykatës të lëshonte urdhër-arreste për liderët e Hamasit për t'i penguar ata të udhëtonin, siç u bë në mars në rastin e presidentit rus Vladimir Putin, për krimet në Ukrainë, raporton Times of Israel.

Kryeprokurori, sipas Waldman duke aluduar për Karim Khan, e kupton se janë kryer krime kundër njerëzimit dhe ka thënë se një hetim është duke u zhvilluar kundër liderëve të Hamasit.

“Mbeti e paqartë nëse Izraeli do të ftonte ekipin e gjykatës për të vizituar vendin përpara fillimit të hetimit, sepse nuk është anëtar i ICC-së dhe nuk i beson”, tha Waldman.

Më shumë se 11.500 palestinezë u vranë në përgjigjen e Izraelit ndaj sulmeve në bombardimet dhe operacionet pasuese tokësore në Rripin e Gazës. Mes tyre, dy të tretat janë gra dhe fëmijë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat