Turqia: Shpresojmë që marrëveshja e armëpushimit t’i japë fund konfliktit Izrael-Hamas

Bota

Turqia: Shpresojmë që marrëveshja e armëpushimit t’i japë fund konfliktit Izrael-Hamas

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 14:55
Turqia: Shpresojmë që marrëveshja e armëpushimit t’i japë fund konfliktit Izrael-Hamas

Turqia shpreson që marrëveshja midis Izraelit dhe Hamasit për lirimin e pengjeve dhe armëpushimi në Gaza do të ndihmojë në përfundimin e luftës. Ministria e Jashtme turke e konsideroi marrëveshjen si një zhvillim poztitiv që “zbut deri diku gjakderdhjen”, ndërsa apeloi palët që ta respektojnë atë.

Ne shpresojmë se ky armëpushim humanitar do të kontribuojë në përfundimin e përhershëm të konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur dhe për të filluar një proces drejt një paqeje të drejtë dhe të qëndrueshme”, tha Ministria e Jashtme turke.

Sakaq, presidenti Erdogan pritet që të vizitojë së shpejti Egjiptin.

Më herët, presidenti turk theksoi se ai mund të vizitojë Egjiptin sa më shpejt të jetë e mundur për të zhvilluar bisedime për trajtimin e krizës humanitare në Gaza. Ai përmendi gjithashtu se lirimi i pengjeve, siç parashikohet në marrëveshjen Izrael-Hamas, do të bëhet sot ose nesër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat