Finlanda mbyll të gjithë kufirin me Rusinë

Bota

Finlanda mbyll të gjithë kufirin me Rusinë

Nga: A.SH Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 15:38
Foto ilustrim

Kryeministri i Finlandës, Petteri Orpo, thotë se vendi do të mbyllë të gjithë kufirin me Rusinë për shkak të shqetësimeve për migrimin.

Z. Orpo e bëri njoftimin gjatë një konference për shtyp sot.

Finlanda kishte vetëm një pikë kontrolli kufitare të hapur, pasi qeveria mbylli shtatë të tjera për shkak të rritjes së ardhjeve të emigrantëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Finlanda akuzon Moskën se i ka çuar emigrantët drejt kufirit finlandez.

Instituti për Studimin e Luftës e ka përshkruar më parë sjelljen e Moskës për këtë çështje si një "taktikë hibride të luftës".

Ministri i Brendshëm i Finlandës thotë se kufiri do të jetë i mbyllur deri më 13 dhjetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat