Stoltenberg thotë lufta në Ukrainë dallon shumë nga ajo në Gazë

Bota

Stoltenberg thotë lufta në Ukrainë dallon shumë nga ajo në Gazë

Më: 28 nëntor 2023 Në ora: 20:14
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, duke folur në një konferencë për media pas një takimi të ministrave të Jashtëm të NATO-s në Bruksel, 28 nëntor 2023.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha të martën se ligji ndërkombëtar duhet të vlejë për çdo konflikt, por shtoi se lufta në Ukrainë dallon shumë nga lufta në Gazë, në një përgjigje ndaj akuzave se Perëndimi po përdor standard të dyfishtë për këto dy luftëra.

Liderët arabë i kanë akuzuar vendet e Perëndimit se nuk po e përdorin standardin e njëjtë për luftën e Izraelit në Gazë, e cila nisi si përgjigje ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit – grupit radikal palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE – në Izrael më 7 tetor, siç e kanë përdorur për luftën e Rusisë në Ukrainë.

I pyetur për këtë çështje gjatë një konference në Bruksel të martën, Stoltenberg tha: “Mesazhi im është se ligji ndërkombëtar, ligji humanitar, duhet të nderohet në të gjitha konfliktet dhe jeta e civilëve duhet të jetë e mbrojtur gjithmonë ”.

Shefi i aleancës ushtarake theksoi se “është e rëndësishme të pranohet se gjendja në Gazë dhe gjendja në Ukrainë dallojnë në shumë mënyra”.

“Ukraina nuk ka qenë kurrë kërcënim për Rusinë, Ukraina nuk e ka sulmuar kurrë Rusinë”, tha Stoltenberg.

“Pushtimi rus i Ukrainës ishte një pushtim i paprovokuar, një pushim i plotë i një vendi tjetër. Prandaj, natyrisht, Ukraina ka të drejtë të vetëmbrohet ndaj një sulmi të paprovokuar dhe ta ruajë integritetin e vet territorial”, shtoi ai./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat