Kriza shëndetësore në Gaza/ OBSH në alarm, thërret seancën urgjente për diskutime

Bota

Kriza shëndetësore në Gaza/ OBSH në alarm, thërret seancën urgjente për diskutime

Më: 4 dhjetor 2023 Në ora: 20:22
Gaza

Bordi ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thirrur një seancë urgjente për të diskutuar krizën shëndetësore në Gaza dhe Bregun Perëndimor.

OBSH njoftoi sot se ka marrë një kërkesë nga 15 vende për të mbajtur seancën, e cila do të organizohet më 10 dhjetor nga Drejtori i Përgjithshëm Tedros Adhanom Ghebreyesus në konsultim me kryesuesin e Katarit.

Ambasadori palestinez në OKB në Gjenevë, Ibrahim Khraishi, tha se takimi do të përqendrohet kryesisht në Gazën e përfshirë nga lufta midis Hamasit dhe Izraelit, por gjithashtu do të mbulojë sulmet ndaj sektorit shëndetësor në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

“Ne duam të fuqizojmë OBSH-në dhe bëjmë thirrje që pala izraelite të mos synojë sektorin mjekësor. Ne duam të lejojmë furnizime të reja mjekësore,” tha ai, duke shtuar se misioni i tij diplomatik po hartonte një mocion që do të shqyrtohej nga bordi. Një ide është të dërgohen më shumë mjekë nga e gjithë bota,” shtoi ai, duke thënë se shumë vende kishin ofruar“, u shpreh ai sipas Sky News.

Vetëm një pjesë e spitaleve të Gazës mbeten funksionale për shkak të bombardimeve izraelite dhe mungesës së karburantit. Nga ana tjetër ato që janë ende duke funksionuar, po përballen gjithnjë e më shumë nga një numër i lartë të plagosurish.

Një bazë e të dhënave e OBSH-së tregon se ka pasur 427 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor në territoret palestineze që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor, e më pas nisja e hakmarrjes së këtyre të fundit.

Izraeli ka akuzuar Hamasin për përdorimin e banorëve të zakonshëm të Gazës si mburoja njerëzore duke vendosur qendra komanduese dhe armë brenda spitaleve dhe ndërtesave të tjera civile.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat