Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e ndihmave në Lindjen e Mesme

Bota

Mbretëria e Bashkuar po shqyrton dërgimin e ndihmave në Lindjen e Mesme

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 16:29
Grant Shapps

Ministri britanik i Mbrojtjes, Grant Shapps, thotë se vendi po shqyrton dërgimin e anijes mbështetëse ushtarake RFA Lyme Bay për të ofruar ndihmë mjekësore dhe humanitare në Lindjen e Mesme.

“Unë do të lëviz qiellin dhe tokën për të sjellë pengjet tona në shtëpi dhe Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar do të kryejë fluturimet e vëzhgimit mbi Mesdheun lindor, duke përfshirë operimin në hapësirën ajrore mbi Izrael dhe Gaza”, tha Shapps.

Ai shtoi se avioni britanik i mbikëqyrjes do të ishte “pa pilot”.

Ministri këto u tha ligjvënësve duke iu drejtuar dislokimeve ushtarake të Mbretërisë së Bashkuar në Lindjen e Mesme, raporton Al Jazeera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat