ShBA-ja thotë se Rusia refuzoi ofertën për lirimin e gazetarit të burgosur Evan Gershkovich

Bota

ShBA-ja thotë se Rusia refuzoi ofertën për lirimin e gazetarit të burgosur Evan Gershkovich

Më: 5 dhjetor 2023 Në ora: 23:42
Gershkovich

Zyrtarët amerikanë thonë se Rusia ka refuzuar një propozim të ri për të siguruar lirimin e gazetarit të arrestuar Evan Gershkovich.

Gazetari i Ëall Street Journal u arrestua më 29 mars dhe u akuzua për spiunazh nga zyrtarë rusë.

Gershkovich, SHBA dhe Wall Street Journal mohojnë akuzat, por ai tani ka kaluar mbi 250 ditë në burg.

Të martën, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të ShBA, Matthew Miller, tha se Moska refuzoi një ofertë “të konsiderueshme” për lirimin e tij dhe të burgosurit tjetër amerikan, Paul Whelan.

“Ne kemi bërë një numër propozimesh, duke përfshirë një të konsiderueshëm në javët e fundit,” u tha Miller gazetarëve gjatë një konference për shtyp. “Ai propozim u refuzua nga Rusia.”

Ai nuk ofroi detaje të mëtejshme mbi atë që ShBA-ja i kishte ofruar Moskës në këmbim të lirimit.

Gershkovich u zhduk pasi ai u largua nga kontaktet me redaktorët e tij ndërsa punonte në Yekaterinburg, rreth 1,600 km në lindje të Moskës, më 28 mars.

​ Zyrtarët amerikanë thanë se shoferi i Gershkovich e kishte lënë atë në një restorant dhe dy orë më vonë telefoni i tij ishte fikur. Gazeta nuk mundi ta gjente atë në qytet.

Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) pretendoi se e kishte ndaluar atë në procesin e “aktiviteteve të paligjshme” dhe ndërsa “vepronte sipas udhëzimeve të ShBA-së”. Më tej, ai pretendoi se gazetari kishte “mbledhur informacion të klasifikuar si sekret shtetëror” në lidhje me industrinë ruse të mbrojtjes.

Ëall Street Journal ka mohuar me zë të lartë pretendimet e FSB-së. Redaktori dhe botuesi i gazetës kërkuan lirimin e gazetarit nga burgu në një deklaratë të lëshuar të hënën për të shënuar 250 ditshin paraburgimit të Gershkovich, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat