Olena Zelenska për BBC: Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, ne do të vdesim

Bota

Olena Zelenska për BBC: Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, ne do të vdesim

Më: 9 dhjetor 2023 Në ora: 09:44
Olena Zelenska

“Nëse bota lodhet duke na ndihmuar, thjesht do të na lërë të vdesim. Për ne është një çështje etike”. Kështu është shprehur zonja e parë e Ukrainës, Olena Zelenska në një intervistë për BBC, duke shprehur shqetësimin pas bllokimit të ndihmës nga senatorët republikanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Republikanët bllokuan një projekt-ligj që siguronte 60 miliardë dollarë shtesë për Ukrainën. “Ne vërtet kemi nevojë për ndihmë. Nuk mund të lodhemi, sepse nëse e bëjmë, vdesim. Na dhemb shumë kur shohim shenja se disponueshmëria mund të zbehet. Për ne është jetike. Dhemb të shohim se çfarë po ndodh.”, tha ajo.

Mbretëria e Bashkuar gjithashtu i ka kërkuar Uashingtonit që të bien dakord për një marrëveshje për Ukrainën. Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, Lord Cameron, tha gjatë një vizite në Uashington këtë javë se SHBA-ja ishte “shtylla” e koalicionit perëndimor që mbështet luftën e Ukrainës kundër Rusisë.

Ai u bëri thirrje Shteteve të Bashkuara të mos i japin Putinit një “dhuratë Krishtlindjesh” duke bllokuar miliarda dollarët e mbështetjes financiare të nevojshme për të vazhduar luftën kundër forcave ruse.

Intervista e plotë e Olena Zelenskës për BBC pritet të transmetohet të dielën. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat