Zelensky në Norvegji, bën thirrje për më shumë mbështetje

Bota

Zelensky në Norvegji, bën thirrje për më shumë mbështetje

Më: 13 dhjetor 2023 Në ora: 15:29
Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky tha sot se kryeministri hungarez Viktor Orban nuk ka asnjë arsye për të bllokuar anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Europian.

Shumica e 27 anëtarëve të Bashkimit Europian duan të hapin bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në një samit këtë javë dhe të arrijnë një marrëveshje për të miratuar miliarda euro për Kievin në luftën e tij kundër Rusisë.

“Nuk mund të fitosh pa ndihmë,” u tha Zelensky gazetarëve pas bisedimeve me kryeministrin e Norvegjisë Jonas Gahr Store.

“Por ju nuk mund të humbni, sepse gjithçka që keni është vendi juaj.”

Si në SHBA ashtu edhe në Bashkimin Europian, mosmarrëveshjet e brendshme po pengojnë miratimin e paketave të  ndihmës për Ukrainën me vlerë miliarda dollarë.

Me kundërsulmin e nisur nga Ukraina në korrik që dështoi të japë rezultatet e parashikuara, Zelensky po përpiqet të forcojë mbështetjen. Zelensky do të takohet më vonë me mbretin e Norvegjisë Harald përpara se të marrë pjesë në samitin me pesë liderët nordikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat