Tanku ukrainas arrin të godet direkt dhe shkatërrojë tankun rus në Bakhmut, pamjet nga droni shfaqin betejën e ashpër

Bota

Tanku ukrainas arrin të godet direkt dhe shkatërrojë tankun rus në Bakhmut, pamjet nga droni shfaqin betejën e ashpër

Më: 19 dhjetor 2023 Në ora: 22:10
Foto nga vendi i ngjarjes

Betejat e ashpra mes rusëve dhe ukrainasve janë duke vazhduar pothuajse në çdo pjesë të territorit të Ukrainës.

Dëshmia më e fundit për këtë, është beteja mes një tanku ukrainas T-64 BV dhe atij rus T-72B3 në afërsi të Bakhmutit.

Tanku ukrainas arrin të godet dhe shkatërrojë tankun rus, por këtu nuk përfundon aksioni.

Tankun ukrainas tentojnë ta godasin ushtarët rusë me predha antitank, duke menduar se i kishin organizuar një pritë.

Për fat të mirë, tanku ukrainas shpëton pa ndonjë dëmtim, ndërsa të gjitha predhat antitank i kalojnë afër dhe ekuipazhi shpëton pa lëndime.

Pamjet e filmuara nga ajri shfaqin momentin kur tanku ukrainas godet direkt tankun rus, duke i shkaktuar një shpërthim të fuqishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat