Protestuesit polakë zhbllokojnë kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës

Bota

Protestuesit polakë zhbllokojnë kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës

Më: 23 dhjetor 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Protestuesit polakë kanë zhbllokuar pikë-kalimin kyç kufitar Shehyni-Medyka midis Polonisë dhe Ukrainës, ka njoftuar ministrja e ekonomisë e Kievit, Yulia Svyrydenko.

“Një përmirësim i rëndësishëm në situatën në kufirin perëndimor”, tha Svyrydenko, raporton Guardian.

Kamionistët kishin bllokuar disa kalime me Ukrainën që nga 6 nëntori duke kërkuar nga Bashkimi Evropian të rivendoste një sistem ku kompanitë ukrainase kanë nevojë për leje për të operuar në bllok, dhe e njëjta gjë për kamionistët evropianë që kërkojnë të hyjnë në Ukrainë.

Atyre më vonë iu bashkuan fermerët që kërkuan subvencione nga qeveria për misrin dhe jo rritje të taksave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat