Shefi i OBSH-së: Situata në spitalin Al-Shifa pasqyron makthin që shfaqet në të gjithë Gazën

Bota

Shefi i OBSH-së: Situata në spitalin Al-Shifa pasqyron makthin që shfaqet në të gjithë Gazën

Më: 25 dhjetor 2023 Në ora: 10:51
Foto ilustrim

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se spitali  Al-Shifa pasqyron makthin që shfaqet në të gjithë Gazën.

Ai këto komente i ka bërë përmes një shkrimi në “X”, dikur Twitter, shkruan CNN.

Tedros është shprehur se në atë spital ka mungesë të ilaçeve, ushqimit, energjisë e ujit.

“Al-Shifa është një pasqayrë e makthit që shfaqet në të gjithë Gazën, ku mungesa drastike të ilaçeve, ushqimit, energjisë, ujit dhe mbi të gjitha të sigurisë”, ka shkruar tutje Tedros.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat