Turqia bombardon rreth 50 objekte të PKK-së në Siri

Bota

Turqia bombardon rreth 50 objekte të PKK-së në Siri

Më: 26 dhjetor 2023 Në ora: 20:47
Foto nga vendi i ngjarjes

Organizata Kombëtare e Inteligjencës (MİT) së Turqisë shkatërroi rreth 50 objekte që i përkisnin organizatës PKK në qytetet siriane Aynularab, Qamishli dhe Amude.

Sipas informacioneve të marra nga anadoluagency, MİT, e cila ka në shënjestër lëvizshmërinë dhe infrastrukturën e PKK, ka përcaktuar se të gjitha materialet e përdorura prej organizatës, nga veshjet deri te armët dhe gjësendet e përditshme, prodhohen në objektet e saja në Siri.

Pas kësaj, MİT mobilizoi agjentët e saj në terren dhe përcaktoi se objektet ushtarake, ekonomike dhe logjistike të PKK-së po vepronin në rajonet Qamishli, Amude dhe Aynularab në Siri.

Më pas, informacioni i vendndodhjes së këtyre objekteve u transferua në qendër.

Pas përcaktimit të strategjisë dhe përfundimit të përgatitjeve, MİT dha dritën jeshile për nisjen e sulmeve ajrore dhe shkatërroi të gjitha objektet infrastrukturore, ku u goditën rreth 50 objektiva.

Burimet e sigurisë thanë se në operacionet e kryera nga MİT, rëndësi të madhe i është kushtuar parandalimit të dëmtimit të civilëve dhe ndërtesave të tyre.

Burimet e sigurisë deklaruan se objektivat që përbëheshin nga kampuset kritike, selitë dhe objektet, duke përfshirë elementë të organizatës përgjegjëse u shkatërruan me sukses.

Ndryshe, PKK kohët e fundit ka vrarë disa ushtarë turq në shtetin sirian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat