Një oficer i marinës amerikane dënohet me dy vjet burg për spiunazh për Kinën

Bota

Një oficer i marinës amerikane dënohet me dy vjet burg për spiunazh për Kinën

Më: 9 janar 2024 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Një oficer i marinës amerikane, i cili u deklarua fajtor për sigurimin e informacioneve të ndjeshme ushtarake për një oficer të inteligjencës kineze, u dënua me më shumë se dy vjet burg të hënën, tha departamenti i drejtësisë amerikane.

Sipas mediave të huaja, Wenheng Zhao, 26 vjeç dhe një tjetër marinar amerikan, Jinchao Wei, u arrestuan në gusht me dyshimin se kishin spiunuar për Kinën.

Zhao u deklarua fajtor në një gjykatë federale në Kaliforni në tetor për akuzat e komplotit me një oficer të huaj të inteligjencës dhe marrjes së ryshfetit.

Dhe tanimë ai u dënua të hënën me 27 muaj burg dhe 5500 dollarë gjobë.

Sipas zyrtarëve amerikanë, Zhao, i cili ishte i vendosur në një bazë detare në veri të Los Anxhelosit, mori gati 15,000 dollarë nga oficeri i inteligjencës kineze midis gushtit 2021 dhe majit 2023.

Në këmbim, ai dorëzoi informacione të ndjeshme në lidhje me sigurinë operacionale të marinës amerikane, stërvitjet dhe infrastrukturën kritike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat