David Cameron nuk pajtohet me akuzat e presidentit turk për përdorim të pabarabartë forcash ndaj Houthive

Bota

David Cameron nuk pajtohet me akuzat e presidentit turk për përdorim të pabarabartë forcash ndaj Houthive

Më: 14 janar 2024 Në ora: 12:46
David Cameron

Presidenti turk, Reccep Tayyip Erdogan, ka akuzuar SHBA-në dhe Britaninë e Madhe për përdorim të pabarabartë të forcave ndaj Houthive në Jemen.

Erdogan ka vazhduar të kritikojë Izraelin për luftën në Gazë, por edhe vendet perëndimore për mbështetjen e fushatës izraelite kundër Hamasit.

“Gjithçka që është bërë është një përdorim joproporcional i forcës”, tha Reccep Tayyip Erdogan.

Këto kritika vijnë pasi Turqia mbështet qeverinë e njohur ndërkombëtarisht të Jemenit, dhe gjithashtu ka mbështetur edhe procesin e udhëhequr nga Kombet e Bashkuara për të sjellë paqen midis saj dhe Houthive.

Me akuzat e liderit turk se sulmet ndaj Houthive ishin jo të drejta nuk u pajtua sekretari i jashtëm britanik, David Cameron.

“Nëse shikoni mirë veprimin që kemi ndërmarrë, ai mbështetet nga një koalicion shumë i gjerë vendesh”, tha Cameron.

“Turqia është një aleat i rëndësishëm i NATO-s por në këtë rast ne nuk pajtohemi me të. Ne e shohim këtë rast si krejtësisht të ndarë nga konflikti Izrael-Hamas”, shtoi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat