Stoltenberg për “Reuters”: Nuk ka kërcënime direkte të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-së

Bota

Stoltenberg për “Reuters”: Nuk ka kërcënime direkte të Rusisë ndaj vendeve anëtare të NATO-së

Nga: F. B. Më: 23 janar 2024 Në ora: 14:14
Jens Stoltenberg

Në një deklaratë për “Reuters” sekretari i përgjithshëm i Aleancës së NATO-së Jens Stoltenberg ka deklaruar se “Nuk shoh asnjë kërcënim direkt ushtarak të Rusisë ndaj ndonjërit prej vendeve anëtare të Aleancës, por NATO do të vazhdojë me operacionet kthyese përmes stërvitjes ekzistuese ushtarake ''Steadfest Defender'', stërvitja më e madhe ë disa dekadat e fundit të Aleancës, shkruan “Politika” transmeton “Bota Sot”.

Stoltenberg theksoi se “Aleanca gjithë këtë angazhim e punë e bënë me qëllim të largimit të hapësirës së gabuar vlerësuese apo mosmarrëveshjes nga Moska rreth gatishmërisë së Aleancës së NATO-së për të mbrojtur secilin pjesë të territorit të vetë” shkruan”Reuters”.

Sipas kreut të NATO-së Stoltenberg "Përderisa e bëjmë këtë, nuk do të ketë sulme në territorin që mbulon NATO'', la thënë ai.

Në stërvitjen e ardhshme të aleancës së NATO-së ''Steadfest Defender 2024'', që do të nis ne shkurt de që do zgjas 3 muaj deri në maj, do të marrin numër rekord i trupave të vendeve të aleancës mbi 90 mijë ushtarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat