Gruaja më e pasur në botë humbi shtatë miliardë dollarë për një ditë

Bota

Gruaja më e pasur në botë humbi shtatë miliardë dollarë për një ditë

Më: 10 shkurt 2024 Në ora: 20:54
Françoise Bettencourt Meyers

Pasuria neto e gruas më të pasur në botë, Françoise Bettencourt Meyers, ra të premten pasi aksionet e kompanisë së kozmetikës L’Oreal – e cila është rreth një e treta në pronësi të miliarderes dhe familjes së saj – shënuan ditën e tyre më të keqe që nga Recesioni i Madh.

Pasuria e Bettencourt Meyers dhe familjes së saj ra me 6.9 miliardë dollarë në 91.7 miliardë dollarë të premten, sipas listës së Forbes e cila gjurmon pasurinë e miliarderëve në kohë reale.

Bettencourt Meyers, që pasurinë e gëzon nga aksionet e saj në gjigantin e kozmetikës, mbetet personi i 15-të më i pasur në planet dhe gruaja më e pasur deri tani.

Ajo është 26 miliardë dollarë më e pasur se trashëgimtarja e Walmart, Alice Walton, njëherësh gruaja e dytë më e pasur në botë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat