Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia

Bota

Ish-presidenti i Mongolisë tallet me Putinin, publikon hartën që tregon se sa e vogël ishte Rusia

Më: 13 shkurt 2024 Në ora: 16:20
Ish-presidenti i Mongolisë

Ish-presidenti i Mongolisë u tall me presidentin rus Vladimir Putin gjatë fundjavës dhe fokusin e tij në histori në përpjekje për të justifikuar pushtimin e tij në Ukrainë.

Putini ka përdorur shpesh kufijtë historikë për të racionalizuar pushtimin e tij brutal dhe në intervistën e tij me ish-prezantuesin e Fox News, Tucker Carlson javën e kaluar, Putini përshkroi shekuj të historisë ruse dhe evropiane.

Por historianët thonë se shumë nga detaje nga historia që ai tha, nuk qëndrojnë.

Dhe Tsakhia Elbegdorj, presidenti i Mongolisë midis 2009 dhe 2017 dhe ish-kryeministri i saj, u tall me argumentin e Putinit, shkruajnë mediat e huaja.

Ai ndau harta që tregonin se sa e madhe ishte Perandoria Mongole, ku dikur kontrollonte pjesë të asaj që sot është Rusia.

“Pas intervistës së Putinit. Gjeta hartën historike mongole. Mos u shqetësoni. Ne jemi një komb paqësor dhe i lirë”, shkroi me ironi Elbegdorj.

Hartat që ai ndau treguan gjithashtu se sa e vogël ishte Rusia në shekullin e 15-të.

Ndryshe, Perandoria Mongole dikur ishte më e madhja në botë.

Territori i saj mbulonte pjesën më të madhe të Euroazisë dhe përfshinte Kinën e sotme dhe pjesën më të madhe të Rusisë, si dhe Ukrainën.

Sot, Mongolia, midis Kinës dhe Rusisë, është një vend më i vogël, por është ende një nga kombet më të mëdha në botë për sa i përket masës së përgjithshme tokësore.

Ndryshe, Qeveria e Mongolisë nuk e ka mbështetur pushtimin rus të Ukrainës, megjithëse nuk e ka dënuar plotësisht atë.

Por Elbegdorj ka qenë i zëshëm në mbështetjen e tij për Ukrainën.

Ai shkroi në shkurt të vitit 2023: “Demokracitë e botës duhet të mblidhen me vendosmëri edhe më të madhe për të deklaruar se liria është e panegociueshme dhe për t’i dhënë Ukrainës armët që i nevojiten për të fituar”.

Ai shtoi: “Unë e di se Putini nuk e toleron lirinë. Unë kam qenë me të në shumë raste. Ai i përbuz dallimet dhe konkurrencën. Ai ka frikë nga një Ukrainë e lirë. Si një narcisist i thellë, ai nuk mund të përballonte të shihte fqinjë më të suksesshëm dhe të begatë”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat