Obama: Navalny vdiq i pathyer nga tirania

Bota

Obama: Navalny vdiq i pathyer nga tirania

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 07:38
Barack Obama

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama e ka përshkruar Alexei Navalnyn si “një avokat të patrembur për besimet e tij, i cili vdiq i pathyer nga tirania që ai kundërshtonte”.

“Ai luftoi korrupsionin, frymëzoi miliona dhe kurrë nuk u lëkund në këmbënguljen e tij për shprehjen e lirë, sundimin e ligjit dhe një Rusi që i përgjigjet popullit dhe jo diktatorit”, vazhdoi deklarata e Obamës, shkruan BBC.

“Ai vdiq në mbrojtje të palëkundur të vizionit të tij për një të ardhme më të mirë për vendin e tij – një vizion dhe një shembull i guximshëm, që nuk do të vdesë kurrë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat