Vdes edhe një kritik i Putinit

Bota

Vdes edhe një kritik i Putinit

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 08:14
Foto ilustrim

Fotografi rus, Dmitry Markov ka vdekur në moshën 42-vjeçare, thanë të premten mediat lokale në qytetin e tij të lindjes.

Markov, i cili mbështetej vetëm në një iPhone për fotografitë e tij, u bë i famshëm për kapjen e imazheve të jetës së përditshme në Rusi, raporton themoscowtimes.

Fotografia e një oficeri policie të maskuar i ulur nën portretin e presidentit rus, Vladimir Putin u bë simbol i protestave të vitit 2021 kundër burgosjes së kritikut të Kremlinit, Alexei Navalny.

Fotografia u shit për dy milionë rubla (21,760 dollarë) në një ankand në internet, me të ardhurat që u shkuan njerëzve të arrestuar ose gjobitur gjatë mitingjeve në mbështetje të Navalny.

Ai punoi si vullnetar në një jetimore dhe si ndihmës mësues në një organizatë bamirëse që ndihmon njerëzit me aftësi të kufizuara.

Markov botoi tre libra me fotografi ndërsa ka më shumë se 800 mijë ndjekës në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat