​Biden: Do të luftoj për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën

Bota

​Biden: Do të luftoj për vazhdimin e ndihmës për Ukrainën

Më: 18 shkurt 2024 Në ora: 14:17
Joe Biden

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka thënë se do të bëjë çdo përpjekje që Kongresi të miratojë ndihmën për Ukrainën dhe shprehu besimin se më në fund do të jetë e mundur ta bëjë këtë.

Udhëheqësi i ShBA-së ua tha këtë gazetarëve pas një telefonate me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensky, sipas një korrespondenti të Ukrinform.

"Kam folur me Zelenskyn këtë pasdite për t'i bërë të ditur se isha i bindur se do t'i merrnim ato para [për të mbështetur Ukrainën]," tha ai.

Biden theksoi se shumë gjëra ishin në rrezik dhe vuri në dukje rolin vendimtar të NATO-s në këtë çështje.

Biden vuri në dukje se populli ukrainas vazhdoi të mbrojë vendin e tij "me guxim dhe heroikisht". Ai e quajti gjithashtu "absurd" dhe "joetik" vendimin e Dhomës së Përfaqësuesve për të shkuar me pushime në një kohë kur ndihma për Ukrainën është kaq jetike.

"Unë do të luftoj për t'u japur municionin që u nevojitet," tha ai.

Zelensky dhe Biden në një telefonatë të shtunën diskutuan situatën në fushën e betejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat