Autoritetet ruse e futin në listën e të kërkuarve vëllain e të ndjerit Alexei Navalny, Oleg

Bota

Autoritetet ruse e futin në listën e të kërkuarve vëllain e të ndjerit Alexei Navalny, Oleg

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 16:42
Alexei Navalny me vëllan

Ministria e Punëve të Brendshme e Rusisë, vendosi përsëri Oleg Navalny në listën e të kërkuarve në lidhje me fillimin e një procedure të re penale kundër tij.

“Navalny Oleg Anatolyevich. Ai është në kërkim për nenin e Kodit Penal”, thuhet, por nuk tregohet se me cilin nen është lëshuar urdhri.

Agjencia e zbatimit të ligjit i tha Tass se një procedim i ri penal ka filluar kundër Oleg Navalny, vëllait të opozitarit të ndjerë rus, Alexei Navalny, por ata nuk specifikuan se në cilin nen.

Në vitin 2022, Rusia lëshoi ​​gjithashtu një urdhërarrest për Oleg Navalny për akuza penale. E më pas e ka bërë të ditur Ministria e Brendshme, pa specifikuar më shumë detaje.

Kjo ndodhi një ditë pasi autoritetet ruse të burgut kërkuan nga gjykatat që të ndryshonin dënimin e tij të pezulluar në burg, për shkelje të rregulloreve të coronavirusit. Kjo ndodhi pak më vonë, por në mungesë të tij. Në shtator 2021, Oleg Navalny u largua nga Rusia dhe shkoi në Qipro.

Më pas gjyqtari në seancë deklaroi se nuk kishte informacione se ai ishte kthyer ndërkohë në vend, ndaj nuk dihej vendndodhja e tij.

Mbështetësit e tij dhe ai pretenduan se dënimi ishte i motivuar politikisht, pasi akuzat kundër tij u ngritën pasi ai mori pjesë në një protestë në Moskë kundër arrestimit të vëllait të tij Alexei.

Oleg Navalny u lirua nga burgu në vitin 2018 pasi kreu tre vjet e gjysmë për një dënim për përvetësim, që kritikët thonë se ishte krijuar për të bërë presion ndaj vëllait të tij Alexei dhe për të mbytur kundërshtarët e regjimit të presidentit Vladimir Putin.

Alexei Navalny, një nga kritikët më të zëshëm të Putinit, vdiq të premten në një burg në rajonin e Arktikut të Rusisë, ku po vuante një dënim 19-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat