Nderimet pas vdekjes për ish-liderin e opozitës ruse, më shumë se 100 të arrestuar

Bota

Nderimet pas vdekjes për ish-liderin e opozitës ruse, më shumë se 100 të arrestuar

Më: 2 mars 2024 Në ora: 09:18
Rusi

Të paktën 115 persona janë arrestuar në të gjithë Rusinë, pasi nderuan liderin e ndjerë të opozitës ruse Alexey Navalny këtë të premte.

Kjo shifër është bërë e ditur nga Grupi i Monitorimit OVD-Info, i cili shtoi se numri më i madh i njerëzve të vënë në pranga ishte në qytetin e Novosibirsk.

Të paktën 10 persona janë arrestuar në kryeqytetin Moskë, ku u varros Navalny, sipas OVD-Info. 10 të tjerë u arrestuan në Yekaterinburg, tha grupi, me 14 të mbajtur në rajonin e Voronezh.

Njerëzit u arrestuan gjithashtu në Chelyabinsk, Omsk, Vladikavkaz, Soçi, Shën Petersburg, Nizhny Novgorod, Kazan dhe Ulan-Ude, midis qyteteve të tjera. Njerëzit ecin drejt varrezave të Borisovsky në Moskë pas shërbimit të varrimit.

Gjatë homazheve të mbajtur sot të paktën disa prej qindra vajtuesve që u mblodhën në varrezat e Borisovsky janë lejuar në vendin e varrimit për t’i bërë nderimet e tyre Alexey Navalny-t.

Agjencitë shtetërore ruse të lajmeve dhe transmetuesit i dhanë hapësirë ​​shumë të kufizuar funeralit dhe varrosjes së figurës së opozitës ruse.

Pavarësisht titujve në mbarë botën, funerali i Navalny-t nuk u shfaq në transmetuesin shtetëror Rusia 24, ndërsa ngjarja ishte në vazhdim.

Agjencia shtetërore ruse e lajmeve TASS raportoi vetëm mbi paralajmërimin e zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov se ” grumbullimi i paautorizuar do të jetë në kundërshtim me ligjin”, të cilin e renditi si artikullin e dytë më të lexuar në faqen e saj të internetit.

Agjencia shtetërore e lajmeve RIA raportoi gjithashtu komentet e Peskov dhe më pas shënoi momentin kur lideri i opozitës u preh dhe ambasadorët që merrnin pjesë në ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat