Putin dhe Lukashenko bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Bota

Putin dhe Lukashenko bisedojnë për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve

Më: 2 mars 2024 Në ora: 14:16
Foto nga takimi

Presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti i Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko biseduan për situatën në skenën ndërkombëtare dhe zhvillimin e mëtejshëm të partneritetit strategjik midis dy vendeve.

Putin dhe Lukashenko diskutuan në detaje “çështjet aktuale të zhvillimit të mëtejshëm të marrëdhënieve miqësore ruso-bjelloruse bazuar në parimet e aleancës dhe partneritetit strategjik, si dhe aspektet kryesore të situatës ndërkombëtare”.

Putin uroi edhe një herë Lukashenkon për zgjedhjet e suksesshme parlamentare dhe lokale në Bjellorusi më 25 shkurt.

Zgjedhje, në të cilat u zgjodhën të 110 anëtarët e dhomës së ulët të parlamentit dhe u formuan 1284 këshilla vendorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat