Protestuesit izraelitë i kërkojnë Bidenit të ndihmojë në lirimin e pengjeve

Bota

Protestuesit izraelitë i kërkojnë Bidenit të ndihmojë në lirimin e pengjeve

Më: 5 mars 2024 Në ora: 23:13
Protestuesit

Një grup i madh protestuesish jashtë ambasadës amerikane në Tel Aviv kanë kërkuar nga presidentit amerikan, Joe Biden të ndihmojë në sigurimin e një marrëveshjeje për një armëpushim në Gaza që do të lirojë pengjet izraelitë.

Protestuesit u panë duke valëvitur flamuj amerikanë dhe duke mbajtur tabela me “Marrëveshje pengjesh” dhe “Të gjithë në shtëpi”, shkruan CNN.

Një grup tjetër protestuesish u mblodhën jashtë konsullatës së SHBA-së në Jerusalem, duke mbajtur në duar tabela ku shkruhej “Ne i besojmë Bidenit”.

Ndërkaq, Biden ka kërkuar një armëpushim, derisa negociatat vazhdojnë mbi një marrëveshje që do të shoqëronte një pauzë në luftimet me lirimin e pengjeve.

“Është në duart e Hamasit tani”, është shprehur presidenti amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat