Mercenarët kinezë luftojnë për rusët në Ukrainë, komunikojnë me ushtarët e Putinit përmes ‘përkthyesit’ elektronik

Bota

Mercenarët kinezë luftojnë për rusët në Ukrainë, komunikojnë me ushtarët e Putinit përmes ‘përkthyesit’ elektronik

Më: 7 mars 2024 Në ora: 14:44
Ushtarë

Duket se humbjet e mëdha të ushtrisë ruse në luftën në Ukrainë, i ka detyruar autoritetet ruse të sigurisë që të rekrutojnë mercenarë kinezë, shkruan Newsweek.

Këto pretendime i ka bërë një bloger ushtarak rus, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale.

Pamjet e shpërndara nga korrespondenti ushtarak rus Pavel Kukushkin në kanalin e tij në Telegram, shfaq dy burra të ulur pranë njëri-tjetrin në një tavolinë, duke komunikuar në gjuhën ruse dhe atë kinezë përmes një audio-përkthyesi elektronik.

“Nuk ka barriera në gjuhë! Mercenarët nga Kina komunikojnë me komandantin e Brigadës Pyatnashka – duke përdorur një përkthyes online”, ka shkruar Kukushkin.

Presidenti rus Vladimir Putin prej kohësh ka shprehur interesim për rekrutimin e qytetarëve nga Kuba, Armenia dhe Kazakistani.

Në anën tjetër, inteligjenca ushtarak ukrainase HUR pretendon se rusët kanë rekrutuar mercenarë edhe nga Siria e Malajzia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat