IDF njofton se ushtari izraelito-amerikan, 19-vjeçar u vra gjatë sulmeve të 7 tetorit

Bota

IDF njofton se ushtari izraelito-amerikan, 19-vjeçar u vra gjatë sulmeve të 7 tetorit

Më: 12 mars 2024 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Ushtria izraelite ka konfirmuar se një adoleshent i rrëmbyer nga Hamasi më 7 tetor ka vdekur gjatë sulmeve.

Itay Chen, 19 vjeç, ishte një shtetas i dyfishtë amerikano-izraelit që kishte shërbyer në një njësi tankesh të IDF.

Ai ishte në detyrë aktive në bazën e ushtrisë Nahal Oz së bashku me tre ushtarë të tjerë gjatë sulmeve.

Mendohej se Chen po mbahej peng në Gaza pasi autoritetet izraelite nuk kishin gjetur më parë prova për vdekjen e tij.

Që atëherë ai është shpallur i vdekur për shkak të gjetjeve të reja dhe informacioneve të inteligjencës.

Trupi i tij është dërguar në Gaza, tha IDF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat