Shembet miniera e arit në Australi/ Humb jetën një grua, dhjetëra të tjerë evakuuohen

Bota

Shembet miniera e arit në Australi/ Humb jetën një grua, dhjetëra të tjerë evakuuohen

Më: 14 mars 2024 Në ora: 11:48
Foto ilustrim

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë pas shembjes së një miniere ari në Australi. Dyshja u goditën nga rënia e shkëmbinjve 500 metra nën tokë në Ballarat, afër Melburnit, gjatë pasdites së djeshme.

29 minatorë të tjerë u strehuan në një vend të sigurt aty pranë, ndërsa për të plagosurin u gjetën pas disa orë kërkimesh dhe pune për ta nxjerrë nga aty. Trupi i 37-vjeçarit të pajetë u gjet në vendin e ngjarjes, rreth 3 km nga hyrja e minierës, mëngjesin e sotëm.

Kolegu i tij i plagosur, 21 vjeç, është në gjendje të stabilizuar, nën kujdesin e mjekëve. Ai pësoi lëndime në pjesën e poshtme të trupit.

Pronari i minierës, Victory Minerals, tha në një deklaratë se ishte i pikëlluar që një prej punonjësve ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat