Sulmi me 133 viktima në Moskë, Putin shpall 24 marsin ditë zie kombëtare

Bota

Sulmi me 133 viktima në Moskë, Putin shpall 24 marsin ditë zie kombëtare

Më: 24 mars 2024 Në ora: 09:07
Sulmi në Rusi

Vladimir Putin shpalli 24 marsin ditë zie kombëtare për të kujtuar 133 personat e vrarë në Crocus City Hall. Flamujt janë ulur në gjysmështizë, eventet janë anuluar dhe reklamat janë pezulluar në kanalet televizive.

Vendi ka shpaull zi kombëtare 29 herë që nga viti 1993. Në një fjalim drejtuar kombit, Putin u shprehu ngushëllimet familjarëve që humbën të dashurit e tyre.

Putin shprehu mirënjohjen e tij për ekuipazhet e ambulancës, zjarrfikësit dhe shpëtimtarët “të cilët bënë gjithçka për të shpëtuar jetët e njerëzve”. Siç theksoi ai, të gjithë autorët janë gjetur dhe arrestuar, duke shtuar se “armiqtë tanë nuk duhet të na përçajnë”.

“Rusia i ka kaluar testet më të vështira më shumë se një herë dhe kështu do të jetë edhe tani”, tha presidenti rus.

Të paktën 133 njerëz u vranë dhe më shumë se 140 u plagosën kur sulmuesit hynë në ndërtesë. Autoritetet thanë se 11 persona u arrestuan gjithsej dhe katër personat e armatosur u kapën teksa po shkonin për në Ukrainë.

Grupi Shteti Islamik (IS) ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat