Shembja e urës që shkaktoi 6 viktima/ Në Baltimore pritet të hapet një rrugë alternative për transport

Bota

Shembja e urës që shkaktoi 6 viktima/ Në Baltimore pritet të hapet një rrugë alternative për transport

Më: 1 prill 2024 Në ora: 23:44
Ura Baltimore

Gjashtë persona kanë vdekur pasi anija e mallrave “Dali” goditi urën “Francis Scott Key” të martën e kaluar, duke shkaktuar pezullimin e dërgesave brenda dhe jashtë në një prej porteve më të ngarkuara të vendit.

Ndërkohë po punohet për largimin e mbeturinave nga uji. Një pjesë 200 tonëshe e urës u hoq të dielën.

Ata që janë përfshirë në pastrim kanë prerë pjesë nga ura në copa më të vogla që mund të hiqen dhe të dërgohen në një vend depozitimi, raporton BBC.

Janë ngritur disa vinça për të mundësuar heqjen e mbetjeve nga ura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat