Shefi i OKB-së dënon sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri

Bota

Shefi i OKB-së dënon sulmin ndaj konsullatës iraniane në Siri

Më: 2 prill 2024 Në ora: 17:10
Antonio Guterres

Zëdhënësi i Antonio Guterres tha se Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së dënon sulmin vdekjeprurës në konsullatën e Iranit në kryeqytetin e Sirisë, Damask, të hënën.

Stephane Dujarric tha në një deklaratë se shefi i OKB-së “ripohon se parimi i paprekshmërisë së ambienteve dhe personelit diplomatik dhe konsullor duhet të respektohet në të gjitha rastet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”.

Deklarata gjithashtu bëri thirrje për përmbajtje dhe paralajmëroi se “çdo llogaritje e gabuar mund të çojë në konflikt më të gjerë në një rajon tashmë të paqëndrueshëm, me pasoja shkatërruese për civilët që tashmë po shohin vuajtje të paprecedentë në Siri, Liban, Territorin Palestinez të pushtuar dhe Lindjen e Mesme më të gjerë. ”

Siç raportuam më herët, Irani është zotuar të ndëshkojë Izraelin për sulmin, i cili vrau anëtarë të Gardës Revolucionare, duke përfshirë dy gjeneralë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat