Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie

Bota

Finlanda dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshje sigurie

Më: 3 prill 2024 Në ora: 14:03
Foto nga takimi

Finlanda dhe Ukraina kanë nënshkruar një marrëveshje 10-vjeçare për bashkëpunim sigurie dhe mbështetje afatgjate.

Presidenti i Finlandës, Alexander Stubb ndodhet aktualisht në Ukrainë, ku ka takuar Volodymyr Zelensky, shkruan Sky News.

Marrëveshja mbulon një sërë temash duke përfshirë mbështetjen politike, mbështetjen për mbrojtjen dhe sigurinë e Ukrainës dhe mbështetjen për reformat dhe rindërtimin e Ukrainës.

“Marrëveshja 10-vjeçare është dëshmi e angazhimit afatgjatë të Finlandës për të mbështetur Ukrainën”, tha zyra e Stubb.

Stubb i tha gjithashtu presidentit ukrainas se Finlanda do të dërgonte një tjetër paketë materialesh mbrojtëse me një vlerë të vlerësuar prej rreth 188 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat