6 të vrarë dhe 10 të plagosur në sulmin rus në Kharkiv

Bota

6 të vrarë dhe 10 të plagosur në sulmin rus në Kharkiv

Nga: A.SH Më: 6 prill 2024 Në ora: 06:31
Kharkiv

Forcat ruse filluan një sulm në rajonin e Kharkivit gjatë orëve të para të 6 prillit, duke vrarë gjashtë persona dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, tha kryetari i bashkisë së Kharkiv, Ihor Terekhov përmes Telegram.

Gjashtë persona thuhet se u vranë dhe dhjetë të tjerë u shtruan në spital pas një sulmi rus në rajon që filloi rreth mesnatës. Nuk ka ende detaje për viktimat.

Të paktën nëntë ndërtesa të larta banimi, tre konvikte, disa ndërtesa administrative, një servis, automjete private si dhe ndërtesa të bizneseve lokale janë dëmtuar ose shkatërruar.

Rreth orës 1:23 të mëngjesit me orën lokale, guvernatori i rajonit të Kharkiv, Oleh Syniehubov njoftoi përmes Telegramit se një raketë kishte goditur një dyqan në qytet dhe disa makina aty pranë ishin djegur. Nuk raportohet për viktima.

Më herët gjatë natës, shpërthime u regjistruan pranë një pallati banimi në zonë.

Për shkak të afërsisë me kufirin, Rajoni i Kharkiv dhe kryeqyteti rajonal janë përballur me sulme pothuajse të përditshme që nga fillimi i pushtimit në shkallë të plotë. Një pjesë e rajonit u pushtua gjithashtu në fillim të shkurtit 2022 para çlirimit të tij në fillim të shtatorit.

Më shumë se 20,000 ndërtesa janë shkatërruar në Kharkiv që nga 24 shkurt 2022, sipas shifrave të qeverisë ukrainase.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat