Sulmi i Rusisë në Kharkiv plagos 3 persona

Bota

Sulmi i Rusisë në Kharkiv plagos 3 persona

Nga: A.SH Më: 7 prill 2024 Në ora: 07:39
Kharkiv

Forcat ruse goditën Kharkivin me dronë gjatë natës më 7 prill, duke dëmtuar një banesë private në qytet, raportoi Guvernatori i Rajonit të Kharkiv, Oleh Suniehubov.

Një 62-vjeçar ka marrë plagë nga predha. Dy civilë të tjerë, një grua 64-vjeçare dhe një burrë 87-vjeçar u trajtuan në vend, sipas guvernatorit. Më vonë gjatë natës, lagjet Lozivskyi dhe Kharkivskyi të rajonit u shënjestruan me dron. Nuk pati viktima, tha Suniehubov.

Rusia kohët e fundit ka intensifikuar sulmet në Kharkiv. Më 6 prill, forcat ruse shënjestruan qytetin, duke vrarë të paktën një person dhe duke plagosur një tjetër, si dhe duke dëmtuar infrastrukturën civile.

Një numër i mediave kanë raportuar se Rusia mund të nisë një ofensivë tokësore kundër qytetit të dytë më të madh të Ukrainës këtë vit.

Presidenti Volodymyr Zelensky tha më 6 prill se "Kharkovi është i mbrojtur" në rast se Rusia tenton të nisë një ofensivë.

"Sot, Kharkiv nuk është në rrezik," tha Zelensky, duke iu referuar linjave mbrojtëse lokale dhe gatishmërisë së ushtrisë. "Rusët nuk e fshehin se ai (Kharkovi) është një objektiv i dëshirueshëm," tha Zelensky.

Inteligjenca ushtarake e Ukrainës e quajti sulmin e mundshëm në Kharkiv "pjesë e një operacioni psikologjik rus", duke shtuar se nuk kishte shenja që Moska të përgatiste formacione të reja sulmi për të kryer një ofensivë tokësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat