Muaj më parë u nisën për në luftë në Ukrainë me vallëzim e këngë, ushtarët rusë rikthehen në shtëpi në arkivol

Bota

Muaj më parë u nisën për në luftë në Ukrainë me vallëzim e këngë, ushtarët rusë rikthehen në shtëpi në arkivol

Më: 8 prill 2024 Në ora: 20:36
Ushtarët rusë

Ushtarët rusë nga rajoni i Bashkortostanit, që u filmuan duke vallëzuar derisa po niseshin për në luftë në Ukrainë, janë kthyer në shtëpi në kuti druri.

Pamjet e filmuar muaj më parë shfaq kitaristët dhe këngëtarët duke performuar para burrave që po niseshin drejt vijës së frontit – ku ushtarët rusë të buzëqeshur vallëzonin.

E shumë video të filmuara në fillim të prillit, shfaq mjetet ushtarake ruse duke transportuar kuti të drurit brenda të cilave gjendeshin trupat e pajetë të atyre ushtarëve rusë.

Kremlini në fillim të luftës pati menduar se brenda pak javësh do të arrijnë të pushtojnë tërë territorin e Ukrainës, por llogaritë e tyre nuk i kishin bërë mirë.

Deri më tani, qindra mijëra ushtarë rusë janë vrarë në fushëbetejë në Ukrainë, kurse presidentit rus Vladimir Putin ka shpallur rekrutimin e qindra mijëra tjerëve, si pasojë e humbjeve të mëdha që i kishin pësuar në front.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat