Irani goditi me mbi 300 dronë Izraelin/ Përfaqësuesi i Rusisë: Shumë sulme janë provokuar, standardi i dyfishtë hipokrizi!

Bota

Irani goditi me mbi 300 dronë Izraelin/ Përfaqësuesi i Rusisë: Shumë sulme janë provokuar, standardi i dyfishtë hipokrizi!

Më: 15 prill 2024 Në ora: 06:48
Vassily Nebenzia

Irani sulmoi mbrëmjen e të shtunë, me mbi 330 raketa dhe dronë Izraelin. Këshilli i Sigurimit të OKB ka zhvilluar një mbledhje urgjente, me kërkesë të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.

Në këtë takim ishte edhe përfaqësuesi i Rusisë, Vassily Nebenzia, i cili nuk i kurseu kritikat ndaj Izraelit,  ndërsa u shpreh se standardi i dyfishtë është hipokrizi.

Standardi i dyfishtë është hipokrizi. Rusia ka paralajmëruar se shumë sulme janë shkaktuar nga sulme provokative. Siria vazhdon të jetë e bombarduar nga Izraeli. Kemi nevojë për një thirrje për armëpushim urgjent. Është mungesë respekti për të gjithë ne që jemi ulur këtu. Ne rikujtojmë tensionet në 2022, Uashingtoni nuk nxori përfundime të rëndësishme në atë kohë.

Ne presim që çështjet diplomatike në rajon të trajtohen, dhe është urgjentë për të gjithë komunitetin ndërkombëtar të ulë tensionet ose në të kundërt rajoni mund të përfshihet në një raund të ri sulmesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat