Qeveria gjermane refuzon thirrjen e politikanëve të saj për të ndaluar fluturimet mbi Ukrainë

Bota

Qeveria gjermane refuzon thirrjen e politikanëve të saj për të ndaluar fluturimet mbi Ukrainë

Më: 13 maj 2024 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Së fundmi, disa politikanë gjermanë kanë bërë thirrje për ndalimin e fluturimeve mbi Ukrainë.

Por, kërkesa është hedhur poshtë nga një zëdhënës i qeverisë gjermane i cili theksoi se Gjermania ende nuk e ka ndryshuar qëndrimin që kur e ka refuzuar një thirrje të tillë në nëntor të vitit të kaluar.

“Ne e refuzuam atë në atë kohë dhe mendoj se e njëjta përgjigje vlen edhe për kërkesën e tanishme”, tha zëdhënësi.

Ndryshe, NATO hodhi poshtë kërkesën e Ukrainës për të ndaluar fluturimet mbi territorin e saj gjatë vitit 2022, disa ditë pasi filloi pushtimi rus në shkallë të plotë.

Gjatë asaj kohe, Sekretari i Përgjithshëm i aleancës më të madhe ushtarake, Jens Stoltenberg, e arsyetoi vendimin duke theksuar se “NATO nuk është pjesë e konfliktit”.

“Ne kemi përgjegjësi për të parandaluar që kjo luftë të përshkallëzohet përtej Ukrainës”, tha Stoltenberg.

Gjithashtu, sipas zyrtarëve evropianë, krijimi i një zone ku ndalohen fluturimet do të përbënte kërcënim për konfrontim të drejtpërdrejtë midis Rusisë dhe NATO-s.

Mirëpo, bëhet e ditur se anëtarët e aleancës mund ta trajtojnë ndalimin e fluturimeve si çështje shqetësuese gjatë takimeve të tyre, në bazë të nenit 4 të traktatit themelues të saj. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat